Përbërësit:
▪ 100 gr miell
▪ 100 gr gjalpë
▪ 100 gr çokollatë e bardhë
▪ 75 gr sheqer
▪ 60 gr fëstëk (të qëruar)
▪ 35 gr lajthi
▪ 35 gr bajame
▪ vanilje (shkop)
▪ kripë
Përgatitja:
Për të përgatitur këtë recetë, kaloni në frulator bajamet dhe lajthitë me një lugë sheqer deri sa të merrni një miell të hollë.
Punoni gjalpin e butë me sheqerin e mbetur duke i përzier ngadalë, dhe më pas hidheni tek mielli i frutave të thata, pak vanilje, kripë dhe në fund miellin.
Punojeni shpejt brumin dhe më pas lëreni të pushojë në frigorifer për 2 orë. Mund ta përgatisni dhe një ditë më parë.
Pasi ta hiqni nga frigoriferi ndajeni brumin në toptha 4-5 gramë (merren rreth 100), vërini në një tavë të mbuluar e letër furre dhe piqeni në 170 °C për 17-18 minuta. Hiqni dhe lërini të ftohen.
Përgatisni kremin: copëtoni çokollatën e bardhë dhe shkrijeni në banjëmari ose në mikrovalë për 2 minuta në fuqi maksimale.
Grijini shumë hollë fëstëkët dhe përziejini me çokollatën.
Bashkoni 2 biskota me kremin e përgatitur në formë sandviçi.