U tha se e thumboi Kiara Titon me një postim të fundit, Efi Dhedhes: Big Brother për mua tani është një kapitull i mbyllur

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Efi Dhedhes, ditë më parë është vënë sërish në vëmendje për shkak të një postimi që bëri në rrjete sociale.


Kjo pasi u aludua se një postim i saj ishte thumb për banoren tjetër të këtij formati, Kiara Titon.

Ajo në një intervistë për “Pushime On Top” ka mohuar këtë dhe ka sqaruar postimin, duke thënë se për të është mbyllur kapitulli i BBVA.

“Kjo është gjë shumë e tmerrshme, prandaj them se kjo është arsyeja se përse nuk dalë në intervista”, u shpreh Dhedhes.

“Njerëzit nuk e kanë kuptuar që unë tani kam një jetë, jeta ime nuk i përket më askujt dhe nuk ka kunja”, vazhdoi më tej ish-konkurrentja e “Përputhen”.

“Në fakt unë vape e kisha çështje pune pavarësisht se ma morën për tjetër gjë. Ideja është këtu, në periudhën që unë isha brenda, mesa di kam pas periudhën që më thërrisnin me një lloj epiteti. Ai është epiteti im, kaq, nuk ka. Përtej shakave unë e kam mbyllur atë kapitull”, thekson mes tjerash ajo.

Dhe krejt në fund, Efi shtoi: “Nuk kam pse të hedh kunja, nuk dua më të marr vëmendje për këtë gjë, e mora kur ishte momenti. Në këtë pikë të jetës dua të marr vëmendje për gjëra të tjera”. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë