Këtë të mërkurë është arrestuar në Tiranë shtetasi polak Dominik Orlowski, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e shtetit të Polonisë.
Bëhet e ditur se kapja e tij u bë në rrugën “Muhedin Llagami”, pranë një bar kafe.
Lokalizimi dhe arrestimi i këtij shtetasi u be i mundur nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë Polonisë
Ndaj këtij shtetasi është në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje e mbetur ne tentative”, vepër e kryer ne Gdansk Poloni./Shkruan Telegrafi/