Disa rroba që vishni duhet patjetër të hidhen nga dollapi – përveç nëse dëshironi të dukeni dhjetë vjet më të moshuar – shpjegon ekspertja e modës, Tamsen Fadal.
Ajo zbuloi tri veshje që i bëjnë femrat të duken dhjetë vjet më të moshuara nga sa janë ose do të donin të dukeshin, transmeton The Sun.
Gjëja e parë në listën e saj ishin veshjet me printime të mëdha, zakonisht të gjetura në fustane maksi apo bluza: “Në vend të kësaj, vishni ato printime më të vogla që mund t’ju ndihmojnë të dukeni 10 vjet më të rinj. Fustanet mund t’i gjeni në çdo dyqan”.
Një tjetër veshje që ka përmendur se duhet hequr nga dollapi janë xhinset e vjetruara që nuk ju rrinë më: “Të gjithë i kemi ato palë xhinsesh të dashura që janë 10 apo 20 vjeçe dhe jemi ende të lidhur me to dhe nuk mund t’i hedhim – hiqini qafe! Hyni në gardërobë dhe provoni disa lloje xhinsesh derisa të gjeni ato që ju kënaqin me format tuaja, në të cilat ndiheni mirë dhe që nuk keni nevojë t’i rregulloni shumë”.
Derisa shton se çdo femër meriton të ndihet rehat dhe të duket fenomenale, entuziastja e modës përmend rrobat e fundit që duhet hedhur e që janë ato me prerje katrore: “Stili ka të bëjë me proporcionin dhe ju meritoni veshje që kënaqin figurën tuaj dhe nxjerrin në pah asetet tuaja më të mira. Stili i shkëlqyer ka nevojë për përmasa të mëdha”. /Shkruan Telegrafi/