Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Deçan në fshatin Lybeniq.
Një veturë është vetaksidentuar dhe për pasojë lëndime ka pësuar shoferi.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Policia rreth orës 08:10 ka marrë informatën për një aksident në magjistralen Pejë-Deçan saktësisht në fshatin Lybeniq. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka kuptuar se bëhet fjalë për vetaksident. Vozitësi është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se policia ka bërë shqimin e vendit të ngjarjes për të mësuar shkaktarët që kanë quar deri tek ky vetaskident. /Shkruan Telegrafi/