Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër.

Dardanët do të përballen me helvetikët më 9 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Biletat do të jenë në shitje në pesë sektore Veri dhe Jug që kushtojnë 5 euro, në Lindje 10 euro, në Perëndim 20 euro dhe bileta më e shtrenjtë është ajo VIP që shitet 80 euro.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, e cila zhvillohet më datë 9 shtator 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, dalin në shitje sot në orën 13:00.

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

VINI RE!

Një person mund të blejë deri në katër bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën). /Shkruan Telegrafi/ 

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë