Dogana e Kosovës njoftoi të mërkurën se në Regjionin e Prishtinës ka ndaluar një automjet të dyshuar.
Sipas njoftimit, në këtë rast është zbuluar një sasi e konsiderueshme e barnave të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia.
Mallrat e kontrabanduara bëhet e ditur se janë konfiskuar dhe procedurat ligjore kundër personave të përfshirë në këtë kundërvajtje kanë filluar.
“Dogana e Kosovës, së bashku me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe në ruajtjen e shëndetit të popullsisë”, thuhet tutje në komunikatën për media. /Shkruan Telegrafi/