Profesori universitar, Milazim Krasniqi mendon se nëse kryeministri Kurti nuk e pranon Asociacionin, Kosova do të izolohet ndërkombëtarisht.
Jo vetëm kaq. Ai shtoi se nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë do të kemi edhe presion mbi Kosovën dhe se ka gjasa që veriu të rebelohet. Gjithashtu, pashmangshëm, sipas tij do të ketë rrëzim të qeverisë.
“Nëse Kurti nuk e pranon zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit, Kosova do të izolohet ndërkombëtarisht, do të rriten presionet mbi Kosovën dhe veriu do të mund të rebelohet dhe ta shpallte në mënyrë të njëanëshme formimin e Asociacionit, po ashtu do të kishim përmbysjen e Qeverisë”, tha Krasniqi.
Krasniqi gjithashtu, komentoi edhe kushtet e Kurtit për Asociacionin, duke thënë se është kamuflim i tij për të paketuar, por më tepër e sheh si ndërgjegjësim.
“Psh, çarmatosja e popullësisë, unë se di qysh mundet me u lidh me kushtet për Asociacionin. Por, s’mund të jetë kusht çarmatosja e popullsisë, me pranimin e Asociacionit. Është një përpjekje për ta kamofluar e paketuar diqysh, por më shumë mendoj që është fjala për një ndërgjegjësim të Kurtit”, deklaroi ai në Info10.