Përfshihet nga zjarri një banesë në Vushtrri, dy persona marrin trajtim mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar për djegien e një banese në Vushtrri, në rrethana ende të pa njohura.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë rreth orës 10:34.

“Në rrethana ende të pa panjohura në zjarr është përfshirë një banesë e pa banuar e cila ndodhet në katin e shtatë të një ndërtese”, njofton policia.

Njësitet policore kanë bërë evakuimin e banorëve, ndërsa zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.

“Si pasojë e tymit të zjarrit, dy persona kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet më tej në raportin e policisë. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë