Ka dështuar të mbahet sot seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita lidhur me blerjen e teksteve shkollore, për shkak të mospjesëmarrjes së LVV-së.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se është për keqardhje që po na imponohet që për shkak të papërgjegjësisë së kësaj qeverie, çdo sesion parlamentar me fillu me seancë të jashtëzakonshme sepse gabimet dhe veprimet, vendimet e kësaj qeverie po e sjellin situatën të tillë.
“Sot do të duhej të diskutonim për reformën në arsim në situatë normale për mundësitë e reja që ka krijuar kjo qeveri për nxënësit, por ne e kemi thirr si opozitë këtë seancë pikërisht për të fol për diçka që askush nuk e kishte paramendu, që për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë i ka lënë nxënësit pa libra”, ka thënë Krasniqi.
“Këta njerëz e kjo ministre ka përgjegjësi penale, e kanë trefishu koston e librave duke u thirr në kursime. A ka diçka më të turpshme sesa ikja e shumicë. Prej Albin Kurtit e poshtë prej kujt po ikni. Turp ju qoftë”, tha Krasniqi. /Shkruan Telegrafi/