Kultivimi i kanabisit, katër të arrestuar në Lushnje

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga 4 persona, të afërm me njëri-tjetrin (dy prej tyre babë e bir), nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së bimëve narkotike

Në kuadër të operacionit “Lidhja” u vunë në pranga shtetasit F. Gj., 24 vjeç, E. GJ., 31 vjeç, H. Gj., 61 vjeç dhe M. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në fshatin Biçakaj, të cilët kishin mbjellë 87 bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Murrizë dhe kujdeseshin për to.

Bimët narkotike më pas u asgjësuan me djegie, teksa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë