Një person është gjetur pa shenja jete në Rahovec.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të martën rreth orës 19:10, në Rahovec.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Shkruan Telegrafi/