Drin Zatriqi padit Dafina Zeqirin, kërkon gjysmë milion euro dëmshpërblim

Rreth një vit më parë ish-menaxheri i artistëve, Drin Zatriqi dhe këngëtarja Dafina Zeqiri nisën një konflikt virtual me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.

Ishte këngëtarja ajo që përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Twitter kishte hedhur akuzua në drejtim të Zatriqit.

“Drin Zatriqi, mbylle gojën tënde të pistë. Ti je njeri ma zi se krejt çka i përmende! Rrahës i grave! Abuzues! Hajn! Mos të flasim për sene tjera! Ti mu më ki përcjell, më ki kërcënuar e del këndej e han m***”, ka shkruar këngëtarja, në postimin të cilin më vonë e fshiu.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Në një tjetër postim, Dafina ka vazhduar duke kërkuar nga ai t’i tregonte për arsyet që ai ka ikur nga Kosova dhe çfarë ka bërë në Amerikë, ndërsa e shpreh e gatshme për gjyq.

“Mos të flasim pse ke ikur nga Kosova në Amerikë dhe çfarë ke bërë në Amerikë ti! Për gjyq? Hajde kur të duash”, ka shkruar Zeqiri.

Atë kohë, Drini iu përgjigj duke i thënë se nëse ajo ka ndonjë dëshmi për akuzat le t’i bëjë publike, në rast se jo atëherë me këngëtaren do të shihet në gjyq dhe kështu ka vepruar.Sot (e enjte), Zatriqi ka publikuar dëshmin e padisë që ka bërë ndaj Dafinës, në të cilën ai kërkon gjysmë milionë euro dëmshpërblim.

Foto: Arkiv

Tutje, në postimin e tij në Facebook, ai ka thënë se parat e dëmshpërblimit do t’i dhuroj për gratë e Krushës.

Mbetet të shihet se si do të reagoj këngëtarja në lidhje me këtë padi. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë