E zë traktori me dru, vdes një 58-vjeçar në Suharekë

Një 58-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në fshatin Studeniçan të Suharekës derisa po transportonte dru me një traktor të vogël.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Toger Shaqir Bytyqi ka deklaruar për Telegrafin se policia ka pranuar informatën rreth orës 20:15 se një persona ka shkuar për të prerë dru në malet e fshatit Studeniçan të Suharekës por që i njëjti nuk ishte kthyer në shtëpi.

Sipas Bytyçit familjarët paraprakisht kishin kërkuar 58-vjeçarin por që nga kërkimet e tyre nuk e kishin hasur.

Bashkë me patrullën e policisë nga stacioni i Suharekës, ankuesi është nisur sërish në kërkim të familjarit dhe kësaj radhe për fat të keq kanë kuptuar se bëhet fjalë për një aksident me fatallitet.

“Rreth orës 20:45 personi është gjetur nën trupa te drunjëve. Dyshohet se “Goldoni” (traktor i vogël) ishte rrokullisur dhe drurët e kanë zënë viktimën. Sipas mjekut te Emergjencës, viktima K.B.-58 vjeçar nga fshati Studençan – Suharekë është pa shenja jete”, ka thënë Bytyqi.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me ekzaminime tjera në vendin e ngjarjes. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë