Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, raportohet për disa të lënduar

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Dyshohet se dy makina janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur disa të plagosur.

Zjarrfikësja, dy ambulanca dhe patrullat e policisë janë nisur në vendngjarje. Pritet një njoftim zyrtar i policisë. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë