Në një depo farmaceutike në Graçanicë dyshohet se disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në këtë objekt dhe kanë nxjerrë nga depoja një sasi të konsiderueshme të pakove me insulina.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj për Telegrafin ka thënë se të dyshuarit nuk kanë arritur t’i transportojnë pakot dhe kanë ikur deri më tani në drejtim të panjohur.
“Prokurori i Shtetit është njoftuar nga Policia lidhur me këtë ngjarje, ashtu që i njëjti ka udhëzuar që rasti të iniciohet ‘Vjedhje e rëndë’, si dhe të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në ndriçimin e plotë të kësaj çështjeje”, ka thënë Ulaj.
Ndryshe, sipas njoftimit nga Policia, insulinat janë kthyer në depon përkatëse. /Shkruan Telegrafi/