Të paktën 100 persona humbën jetën dhe 150 tjerë u lënduar në zjarrin që shpërtheu gjatë një dasme në qarkun Hamdaniya në Irak, kanë bërë të ditur mediat e atjeshme, raporton Reuters.
Burime lokale pretendojnë se numri i viktimave mund të jetë akoma më i madh. Mbi 450 humbën jetën dhe u lënduan në zjarrin që shpërtheu në dasmën e organizuar nga gjysma hëna e kuqe, thuhet në platformën X, transmeton Telegrafi.
Nayim al-Jabouri, guvernatori i rajonit Ninevenh ku shpërtheu zjarri, më herët ka thënë se nuk ka të dhëna finale për viktimat, duke sugjeruar se numri i viktimave mund të jetë më i madh.
Zëvendësguvernatori i Nineveh, Hassan al-Allaq gjithashtu ka thënë për Reuters se janë të konfirmuar si të vdekur 113 persona.
Sipas mbrojtjes civile, zjarri kaploi oborrin ku po zhvillohej një dasmë, kur u ndezën fishekzjarrët gjatë ceremonisë.
Korrespondenti i Reuters nga vendi i ngjarjes thotë se zjarrfikësit janë ngjitur në objekt për të kërkuar të mbijetuarit e mundshëm.
Sipas informacioneve të para, thuhet se ndërtesa është ndërtuar nga materiale ndezëse që i kontribuoi dukshëm përshpejtimit të shembjes së objektit.
“Zjarri bëri që të shemben pjesë të objektit si rezultat i materialeve të lira dhe ndezëse, që janë përdorur gjatë ndërtimit të objektit”, raportuan mediat e atjeshme. /Shkruan Telegrafi/