Sekuestrohen mbi 50 kilogram kanabis në Pogradec, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar u vu në pranga në fshatin Vërdovë të Pogradecit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Restart 16”.

Klodian Kllomollari është arrestuar në flagrancë, teksa gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Benz”, të cilin e kishte parkuar në oborrin e banesës, u gjetën 2 qese me 52.6 kg kanabis.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 45-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike nga shtetas të tjerë dhe më pas do ta trafikonte me automjetin e tij, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, me destinacion final shtetin grek, kundrejt fitimit 500 euro/kg.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe një aparat celular. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë