Ajo dëshmoi edhe një herë pse është ndër supermodelet më të mira prej dekadash dhe duket se kështu do të jetë edhe për një kohë të gjatë.
E famshmja Naomi Campbell me të drejtë ende mban titullin e mbretëreshës së pasarelës.
Manekinia pati nderin ta mbyllte sfilatën e markës Dolce & Gabbana, si dhe Javën e Modës në Paris, e cila mblodhi shumë personalitete të famshme. Dhe ishte një hit i plotë, sepse ‘Pantera e Zezë’ i la në hije të gjithë.
Është 53 vjeçare, por ende është ndër femrat më të bukura në botë, sidomos kur ecën me një kombinim provokues – të brendshme, kapele dhe një fustan transparent.
Ky moment tërhoqi vëmendjen më të madhe në rrjetet sociale dhe Naomi tregoi ecjen e saj të veçantë, të fuqishme dhe i kënaqi të gjithë kur madje arriti të lëkundë flokët në ritëm me hapat e saj.
Do ta pranoni që askush nuk ecën në pasarelë si ajo dhe nuk e shijon aq shumë sa ajo. Pikërisht kjo është arsyeja pse Campbell mund të mbajë hapin me vajzat dyfish më të reja dhe të jetë ende numri një në botën e modës. /Shkruan Telegrafi/