Kurti: Të dielën është cenuar siguria e integritet territorial i shtetit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se të dielën nga sulmi terrorist është kërcënuar siguria e vendit, është cenuar sovraniteti dhe integriteti territorial.

Ai para kabinetit qeveritar tha se atë ditë është dëshmuar rreziku, qëllimi dhe potenciali i grupeve terroriste.

“Me mbi 5 milionë euro vlerë e armatimit ushtarak dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë”, tha Kurti, raporton Telegrafi.

Kryeministri tha se në sulm janë të përfshirë individë të sanksionuar nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuara për aktivitetet kriminale.

Kreu i Qeverisë tha se ata janë në kërkim të institucioneve të drejtësisë për vepra penale në Kosovë.

“Ata shfaqen në krah e përkrahë në një tryezë në Beograd e Rashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke paralajmëruar rolin e drejtpërdrejtë të shtetit serb në këtë mes”, tha Kurti. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë