Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit të NPL “Higjiena” në Deçan

Xhavit Alaja, punëtor i kompanisë së pastrimit “Higjiena” në Deçan ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në vendin e tij të punës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se me datë  27 shtator 2023, rreth orës 10:40 policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Voksh-Deçan.

“Në këtë aksident ishin të përfshira një kamion dhe një këmbësor, si pasojë e këtij aksidenti këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, i njëjti është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka shtuar se sot më datë 28 shtator rreth orës 07;00 jemi informuar se viktima nuk ka mundur ti përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë