Në vitin 2023 ka ende familje që zgjedhin të abortojnë mbi baza gjinore. Maksim Gjoni, mjek obstetër gjinekolog tha se aborti selektiv mbetet një problem madhor në Shqipëri.
“Aborti selektiv nuk është vetëm pjesë e shoqërisë sonë. Dikur ishte një reagim shoqëror ndaj luftës, por kjo mendësi ngeli gjatë edhe vonë si inerci e shoqërisë. Në vendin tonë është një problem edhe më madhor. Kërkesa për të pasur një djalë ekziston edhe në vende të tjera, por mundësia për të përcaktuar seksin e fëmijëve është i mundur përmes fertilizimit invitro. Shifrat janë alarmante në Shqipëri, raporti femra-meshkuj për lindjen e parë është 1-1 dhe në të 2, por rritet në lindjen e katër 1-1, 26 që çon më shumë ndërprerje të shtatzënisë”, tha mjeku.
Ai këshilloi që të investohet më tepër tek grupmosha 30-35 vjeç që kërkojnë një bebe mashkull, në mënyrë që të mos e marrin këtë vendim, shkruan EuroNews,Al
“Prej vitesh ka qenë dëshira për meshkuj, edhe pse diagnoza e gjinisë në fillim të shtatzënisë ka qenë e dyshimtë, shumë familje respektonin qoftë edhe një dyshim për vajzë për të ndërprerë shtatzëninë. Nëse çiftet që kërkojnë pasardhës meshkuj janë të grupmoshës 30-35 vjeç, duhet te kjo grupmoshë të investohet më shumë që të mos e marrin këtë vendim”, u shpreh mjeku.