Meta përkrahë vendimin e Kurtit: Propozimi i BE-së është një faktor kyç për stabilitetin e rajoni

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tashmë kryetar i partisë së Lirisë, këtë të martë përshëndeti qëndrimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për pranimin e propozimit franko-gjerman, përcjell InLajmi.

Meta deklaroi se ky është një lajm i mirë për zhvillimet pozitive mbi njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më tej ai shtoi se propozimi i BE-së është një faktor kyç për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Postimi i plotë i tij:

Një lajm shumë i mirë nga Prishtina për zhvillimet pozitive mbi njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përshëndes lidershipin e kryeministrit @albinkurti që kontribuon për paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët.

Propozimi i BE-së, një faktor kyç për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të rajonit. /InLajmi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë