Ministrja Spiropali: Protesta në Tiranë nuk ishte politike, procesi gjyqësor ka kaluar afatet
Ministrja e jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, u shpreh protesta në Tiranë ishte emocionuese dhe e duhur.
Ajo tha se organizatorët e kësaj protestë kishin zgjedhur Tiranën si vend për t’u bashkuar në këtë tubim, pasi Tirana është kryeqendra e shqiptarisë.
“Nga organizatorët protesta është zgjedhur të bëhet në Tiranë sepse Tirana është kryeqendra e shqiptarisë, kjo është një çështje e historisë së kombit shqiptar. Duhet të bëhen edhe në Prishtinë, në çdo shesh ku ka shqiptar, madje dhe në Hagë”, tha ministrja në Top Story, përcjell Nacionale.
“Ishte emocionuese, protesta e duhur, protestë mbarëkombëtarë, jo e dirigjuar nga fije politike. Në momentin që është votuar Gjykata Speciale, janë bërë për t’i dhënë përgjigje përfundimtare akuzave të frikshme mbi luftën e Kosovës, por dhe akuzat ndaj Shqipërisë si bashkëpunëtore në krime lufte. Ajo gjykatë nuk u krijua nga presioni ndërkombëtar, por me përgjegjësi dhe pjekuri shtetërore në atë kohë, që të zhbëheshin akuza të tilla monstruoze”, tha ajo./Nacionale/PortaliAlarm/
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































