# Tags
#Bota #Kosovë #Lajme

Mbreti Charles dhe Papa Leoni XIV luten bashkë, për herë të parë në 500 vjet

Mbreti i Britanisë, Charles, dhe Papa Leoni XIV janë lutur së bashku në Kapelën Sistine të Vatikanit të enjten (23.10.2025), në lutjen e parë të përbashkët që përfshin një monark anglez dhe një papë katolik qysh prej kohës kur Mbreti Henry i Tetë do të ndahej nga Roma më 1534, raporton britanikja “The Guardian”.

Këngët e korit në latinisht dhe lutjet në anglisht kanë jehuar në kapelë, ku Leoni gjashtë muaj më parë u zgjodh papa i parë amerikan nga kardinalët e mbarë botës, përcjell Kallxo.com

Charles, guvernatori suprem i Kishës së Anglisë, ishte ulur në të majtë të papës pranë altarit të kapelës, ndërsa Leoni dhe kryeipeshkvi anglikan, Stephen Cottrell, drejtuan një shërbesë që përfshinte Korin e Kapelës Sistine dhe dy kore mbretërore.

Edhe pse Charles është takuar me tre papët e fundit, dhe Papa Gjon Pali i Dytë dhe Benedikti XVI do të vizitonin Britaninë, takimet e tyre të mëparshme nuk kishin përfshirë kurrë edhe lutje të përbashkëta.

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla, të cilët vizituan Vatikanin në fillim të këtij viti për ta takuar Papa Françeskun, zhvilluan gjithashtu të enjten në mëngjes një takim privat me Leonin.

Në Britani, vëllai i turpëruar i Charlesit, Princi Andrew, është i përfshirë në një krizë që po thellohet sherri i akuzave për abuzim dhe lidhjeve të tij me abuzuesin seksual, Jeffrey Epstein.

Mbreti Charles do të udhëtojë pasdite drejt Bazilikës së Shën Palit Jashtë Mureve të Romës, një nga katër kishat më të nderuara të katolicizmit, ku Leoni ka miratuar dhënien atij titullin e ri “Royal Confrater”, ose vëlla, në abacinë e atyshme.

Pallati Buckingham Palace ka njoftuar të enjten se Charlesi kishte miratuar gjithashtu dy nderime britanike për Leonin: duke e shpallur “Vëlla Papal” të Kapelës së Shën Gjergjit të Kështjellës Windsor dhe duke ia ndarë atij Kryqin e Madh Kalorës Urdhri./Kallxo.com/PortaliAlarm/