# Tags
#Kosovë #Kulturë #Lajme

Shkrim si revoltë – raporti i grave me letërsinë

Të mërkurën, me 29 tetor, nga ora: 18:00, mbahet takim në “Kometë” për të sjellë diskutimin mbi raportin e grave me letërsinë, duke ofruar reflektime mbi të kaluarën letrare, por për të diskutuar poashtu mbi të tashmen – me gratë të cilat po e përdorin shkrimin për të shpalosur revoltën e tyre, personale dhe shoqërore.

Rreth aktivitetit:

Në letërsinë shqipe ka një mungesë të theksuar të autoreve gra. Kjo, përkundër faktit që shkrimi është përdorur historikisht nga shumë prej tyre, për të shprehur revoltë shoqërore, sistematike, apo politike. Në këtë kontekst, kujtojmë autoret shqiptare si: Musine Kokalari, shkrimtarja e parë që solli në letërsinë shqipe zërin e gruas, apo Fehime Selimin, poete dhe aktiviste, e cila qysh në vitet e 80-ta, shkruan për rolet shoqërore të grave dhe ndikimin e këtyre roleve në letërsi./GazetaExpress/PortaliAlarm/

Diskutimi do të pasurohet edhe me lexime të pjesëmarreseve të panelit, të cilat janë:
Adelina Tërshani – Poete dhe Aktiviste feministe
Meliza Krasniqi – Shkrimtare dhe Studiuese
Mirishahe Syla – Shkrimtare dhe Aktiviste Feministe
Ky diskutim do të moderohet nga: Valmira Rashiti