# Tags
#Kosovë #Lajme

Instituti GAP dhe KDI: Miratimi i buxhetit nga Qeveria në detyrë bie ndesh me ligjin dhe Kushtetutën

Vendimi i Qeverisë në detyrë për të miratuar dhe proceduar përpara Kuvendit projektligjin për buxhetin e vitit 2026 ka nxitur reagime nga organizatat e shoqërisë civile.

Instituti GAP dhe përfaqësuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, kanë ngritur shqetësime për ligjshmërinë e këtij procesi, duke e cilësuar atë si në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, raporton Telegrafi.

Në reagimin e Institutit GAP thuhet se procedura e ndjekur nga Qeveria në detyrë bie ndesh me Ligjin për Qeverinë dhe me aktgjykimin e Gjykatës Supreme, pasi në mbledhje kanë votuar persona që janë tashmë të certifikuar si deputetë.

Sipas GAP-it, kjo situatë krijon papajtueshmëri ligjore, pasi një person nuk mund të ushtrojë njëkohësisht dy funksione – atë të deputetit dhe të anëtarit të Qeverisë./Telegrafi/PortaliAlarm/