Dyshohet se rrahën dy qytetarë, kërkohet suspendimi i katër policëve të stacionit të Podujevës
Dy qytetarë, njëri nga ta i mitur, dyshohet se u rrahën nga disa zyrtarë policorë në Podujevë.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se katër zyrtarë policorë të cilët ishin duke shërbyer me detyrë në Stacionin Policor të Podujevës në bazë të informacioneve kishin tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës.
IPK njoftoi se në në bazë të veprimeve fillestare hetimore dyshohet se zyrtarët policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe atë brenda zyrave të stacionit policor kanë keqtrajtuar dy qytetarë, njëri nga ta i mitur, që ndodheshin në ndalim.
“Hetimet lidhur me këtë rast ndaj katër zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në procedurë të rregullt me dyshimin për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”” – thuhet në njoftimin e IPK-së.
Hetuesit e IPK-së në bazë të njoftimit në konsultim të vazhdueshëm me prokurorinë pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e rastit./Kallxo.com/PortaliAlarm/
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































