Arrestohet një grua në Ferizaj për keqtrajtim dhe braktisje të fëmijëve
Një grua është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti përfshin më shumë se një fëmijë, ndërsa njëri prej tyre ka marrë ndihmë mjekësore pas trajtimit të rastit nga autoritetet.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje,” thuhet në njoftimin e policisë.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./PortaliAlarm/.
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































