Gjenerali Wesley Clark rikthehet për UÇK-në: Dëshmon sot pro Thaçit në Hagë
Wesley Clark dëshmon pro ish Presidentit Hashim Thaçi sot në Hagë.
Wesley Clark, ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, do të fillojë dëshminë sot në procesin gjyqësor që është duke u zhvilluar në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, raporton Nacionale.
Ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Ëesley Clark, do të paraqitet të hënën, më 17 nëntor, para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Ai fillimisht pritej të dëshmonte më 18 nëntor, por dëshmia e tij është zhvendosur një ditë më herët, duke nisur nga ora 12:00.
DHSK-ja ka konfirmuar se Clark do të jetë dëshmitari i fundit i Mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.
Dëshmia e tij pritet të zgjasë deri të mërkurën, më 19 nëntor 2025, pas së cilës gjykata do të mbajë një konferencë për ecurinë e rastit. Ndërkohë, seanca e planifikuar për 21 nëntor është anuluar./Nacionale/PortaliAlarm/
Albanian 
























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































