February 10, 2026
# Tags
#Kosovë #Lajme

Artan Behrami reagon pas fshirjes së kanalit të emisionit “Logjikonomia” në YouTube

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me fshirjen e kanalit të emisionit satirik “Logjikonomia” në YouTube, për të cilin pretendohet se është bërë pas episodit ku bëhej humor me fushatën e kryeministrit Albin Kurti dhe me simpatizantët e tij.

“Shpresoj që organet e sigurisë së shtetit të Kosovës, të okupuara nga Albin Kurti, të mos jenë të përfshira në fshirjen e kanalit Logjikonomia në YouTube. Megjithatë, pas inxhinieringut shtetëror shumë të sofistikuar për të manipuluar zgjedhjet në Mitrovicë, as kjo nuk do të më befasonte. Shenjat e para të autoritarizmit shfaqen pikërisht atëherë kur institucionet shtetërore instrumentalizohen kundër mediave, satirës dhe kundërshtarëve politikë”, ka shkruar Behrami.

Reagimi i tij ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi arsyet e fshirjes së kanalit në YouTube./PortaliAlarm/.