# Tags
#Lajme

Big Brother VIP Kosova 4 nis sonte

Reality show-i më i ndjekur në vend, Big Brother VIP Kosova, nis mbrëmjen e sotme edicionin e katërt në ekranin e Klan Kosovës. Programi rikthen garën, emocionet dhe debatet mes personazheve publike që do të jetojnë të izoluar për javë të tëra nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Gjatë natës së hapjes do të zbulohet edhe lista e VIP-ave që do të bëhen pjesë e shtëpisë, ndërsa publiku do të ketë mundësi t’i ndjekë 24 orë në ditë përmes platformave televizive dhe online.

Edicioni i ri pritet të jetë ndër më të komentuarit, duke marrë vëmendjen e skenës televizive dhe të rrjeteve sociale për javët në vijim./PortaliAlarm/.