Rëndësia e ripërkthimit të klasikëve botërorë dhe shqiptarë
Rëndësia e ripërkthimit dhe ribotimit të veprave klasike ishte në qendër të aktivitetit të organizuar për 25-vjetorin e shtëpisë botuese Albas, ku përkthyes dhe studiues folën për nevojën e rikthimit të titujve me standarde të reja gjuhësore.
Botuesja Rita Petro theksoi kanë ndërtuar një pasuri të madhe me klasikë botërorë, përfshirë edhe autorë shqiptarë.
“Kolanat tona kanë krijuar një pasuri të madhe me veprat e klasikëve botërorë, madje do të thoja që kemi Petro Marko dhe Bedri Dedja. Do të thoja që ndihemi mirë që po plotësohet dhe shpresojmë që vitin tjetër të plotësohet kolana.
Sivjet kemi sjellë 1001 netët që janë të përkthyera për herë të parë dhe që do plotësohen me tre vëllime të tjera”, u shppre botuesja Rita Petro.
Përkthyesi i njohur Primo Shllako e quajti përkthimin e klasikëve një sfidë të përhershme.
“Çdo përkthim është sfidë, përkthimi i klasikëve është një sfidë e re sepse i shoh veprat e botuara. Nuk kam bërë eksperiment e kam mbajt 50 vite në dorë. Kam arritur të kaloj disa elemente të Botlerit, që të ketë brenda imazherinë e tij, rrymat që ai i quan rryma kristali”, tha PrimoShllako.
Studiuesi Ilir Baçi shpjegoi se ripërkthimi ka vlerë të plotë vetëm kur ekziston një tekst paraprak i qarkullueshëm.
“Nëse nuk ka një pikë referimi, nuk mund ta quajmë ripërkthim të mirëfilltë. Pas skadimit të të drejtave të autorit, shpesh botohet i njëjti libër nga disa shtëpi botuese, por kjo nuk zëvendëson procesin profesional të ripërkthimit,” u shpreh Baçi.
Ripërkthimet vijnë në panairin e librit që do të qëndroj hapur deri më 16 nëntor./Euronews.al/PortaliAlarm/
Albanian 


























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































