Subvencionimi për izolimin e shtëpisë, si mund të përfitoni dhe deri në çfarë shume?
Ministria e Ekonomisë (ME) dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) të martën kanë lansuar thirrjen publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”. Projekti ka për qëllim mbështetjen e konsumatorëve familjar përmes rritjes së efiçiencës së energjisë në shtëpitë individuale dhe mbështet nga Bashkimi Evropian, […]
FMN: Nëse masat e BE-së mbesin gjatë në fuqi do të jenë pengesë për zhvillimin ekonomik
Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën udhëheqjen e Gabriel Di Bella ka realizuar një vizitë në Prishtinë, nga 31 korriku deri më 4 gusht 2023 për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit makroekonomike dhe zhvillime të tjera, përfshirë progresin në zbatimin e Marrëveshjes parandaluese Stand-By (SBA) dhe Instrumentit të Reziliencës dhe Qëndrueshmërisë […]
Euro humb sërish pikë
Monedha europiane vazhdon të luhatet në tregun valutor. Këtë të mërkurë euro ka pësuar një tjetër rënie. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro sot këmbehet mesatarisht me 103.21 lekë, një rënie kjo me 0.44 pikë. Ndërsa në pikat e këmbimit valutor euro blihet me 102.9 lekë. E derisa jemi në pikun e […]
Protestojnë punëtorët e sigurimit fizikë të KEK-ut, kërkojnë kthimin në kuadër të korporatës
Punëtorët e sigurimit fizikë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar, duke kërkuar kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut, raporton Ekonomia Online. Ata e kanë nisur protestën nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Qeverisë. Në pankarta që kanë mbajtur në duar shkruante: “Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se […]
Aksion i madh të mërkurën në Fushë Kosovë, KRU Prishtina do të shkyçë borxhlinjtë e mëdhenj dhe konsumatorët ilegal – asiston dhe Policia
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, të mërkurën do të ndërmarr një aksion të madh në Fushë Kosovë, për shkyçjen e gypave të ujit të pijshëm ndaj borxhlinjve të mëdhenj dhe konsumatorëve ilegal. Lajmin e ka bërë të ditur për media nga zyra për informim të KRU “Prishtina”. Në njoftim ndër të tjera thuhet se […]
Hapet thirrja, Kurti: Qytetarët do të subvencionohen për termoizolim të mureve të jashtme, kulmeve dhe ndërrim të dritareve e dyerve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot është hapur thirrja për masat e reja për rritjen e efiçiencës energjetike në shtëpitë private. Kurti ka pohuar se përmes këtyre masave, qytetarët do të mund të përfitojnë nga subvencionimi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme. […]
Frika nga investimet rrit kursimet e qytetarëve në banka
Për rreth një miliard euro është rritur vlera e depozitave të klientëve brenda një viti në 12 bankat komerciale që operojnë në Kosovë. Vlera e kursimeve në muajin maj të këtij viti, sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ka arritur në 5.6 miliardë, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka qenë rreth […]
Murati: Kosova, shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Kosova është shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë. Murati ka deklaruar se kjo është arritur falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike. “Falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike, kemi arritur që të ndryshojmë trendin e borxhit shtetëror duke e […]
KRU ‘Hidrodrini’, 150 mijë euro investim për Gurrën e Hasan Agës
150 mijë euro janë destinuar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, si investim vetanak për projektin tek ‘Gurra e Hasan Agës’ në Deçan. Në njoftimin e bërë për media thuhet se, investimi ka për objektiv përmirësimin e furnizimit me ujë të 13 fshatrave të komunës së Deçanit, respektivisht ngritjen e sigurisë në rrjet, transmeton Telegrafi. […]
Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet ndaj disa ndërmarrjeve për rritjen e çmimit të vajit vitin e kaluar
Autoriteti i Konkurrencës ka nis hetimet ndaj disa ndërmarrjeve tregtare, të cilat vitin e kaluar kishin rritur çmimin e vajit ushqimor. Autoriteti njofton se vendimi për fillimin e hetimeve ndaj këtyre ndërmarrjeve është marrë sot (e enjte) në mbledhjen e AKK-së. “Dyshimet janë se ndërmarrjet kanë shkelur nenin 5, paragrafi (1) nën paragrafi (1.1) të […]