Vdes një person në vendin e punës në Lipjan

Një person (shtetas i Shqipërisë) është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:45, në Lipjan. Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. […]

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim dhe vjedhje

Policia në Gjilan ka arrestuar një person me inicialet K.S (1991) nën dyshimin për veprën penale ”Mashtrim” dhe “Vjedhje e rëndë”. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se këto raste kanë ndodhur gjatë muajit gusht në qytetin e Gjilanit. “Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me datën 15.08.2023 si rezultat i një […]

Bashkëjetonte me një të mitur në Gjakovë, arrestohet një person

Një person është arrestuar pasi ka kryer veprën “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”.Në raport të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:10 në Gjakovë. Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi […]

Proteston administrata në Policinë e Kosovës, të pakënaqur me koeficientin e pagave

Shërbyesit civilë brenda Policisë së Kosovës sot do të protestojnë për shkak të pakënaqësive që i kanë lidhur me koeficientin e pagave. Kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka tre muaj prej kur ka premtuar se do të rregullojë vlerën […]

Armëmbajtja pa leje, Policia konfiskon disa armë brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të konfiskimit të armëve të zjarrit brenda 24 orëve. Lidhur me rastet, Policia ka ndaluar disa persona ndërsa ka konfiskuar armët të cilat ishin pa leje, transmeton Telegrafi. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë dhe Mitrovicë. Më poshtë rastet sipas raportit të Policisë: Rr. Drenica, Prishtinë, 13.08.2023 […]

Policia jep detaje rreth tentim vrasjes në Podujevë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me tentim-vrasjen që ka ndodhur të dielën në Podujevë. Policia njofton se një person ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull, transmeton Telegrafi. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës […]

Aksident trafiku, vetura bie nga rrethrrotullimi në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të Prishtinës rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës.Një veturë me targa të Gjermanisë ka rënë poshtë nga rrethrrotullimi i Prishtinës. Në vendin e ngjarjes ka shumë ekipe të policisë, ndihmës së parë dhe të zjarrfikësve https://fb.watch/mpBaOD9PWy/ Sipas një dëshmitari, i cili ka thënë se […]

Arrestohet 43-vjeçari në Mitrovicë, i dyshuar për vrasjen e një 65-vjeçari

Policia e Kosovës ka arrestuar një 43 vjeçar i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se ai dyshohet për vrasjen e një 65 vjeçari në Mitrovicë, transmeton Telegrafi. “Më 12.08.2023, rreth orës 17:15 është raportuar se në rrugën e UÇK -së, në Mitrovicën e Jugut, një person […]