Vdes një femër Deçan, dyshohet për vetëvrasje

Qendra Klinike e Mjekësisë Familjare (QKMF) është informuar se nga familjar është sjell pa shenja jete viktima femër kosovare. Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 04:00 në Deçan. Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për […]

Sulmohet një polic në Prishtinë

Një polic është sulmuar ditën e diel nga një person i cili ka refuzuar t’i zbatojë urdhrat e zyrtarit policor. I dyshuari ka goditur policin duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi. Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:40. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti deri sa kishte qenë duke […]

Dënohet me gjashtë muaj burgim mërgimtari që kanosi deputeten Ganimete Musliu

Në Gjykatë Themelore në Prishtinë është shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit D.M duke e dënuar me gjashtë muaj burgim, pasi i njëjti e kishte pranuar fajësinë se ka kanosur deputeten e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu. Dënimi me burgim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm, […]

Arrestohet 52 vjeçari në Vushtrri, policia i gjen armë në veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje. Policia njofton se arrestimi i të dyshuarit është bërë rreth orës 03:00, në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri, në kohën kur një njësi patrulluese në një pikë kontrolli ka ndaluar për kontrolle veturën me targa vendore të cilën e […]

Inspektimeve për Ligjin e Duhanit nuk i shpëtojnë as sallat e dasmave

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka shtuar inspektimin në restorante e salla të dasmave. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi. Krahas inspektimit të kuzhinave nëpër sallat e dasmave, inspektorët e AUV-it po arrijnë ta mbikëqyrin edhe Ligjin e Duhanit, me ç’rast janë bërë mijëra inspektime e janë dhënë më shumë se […]

Mot me shi dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot (e hëne) të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius. Do të […]

Burgim i përjetshëm për Dardan Krivaçën, 15 vjet burgim për Arbër Sejdiun – aktgjykimi i plotë i Gjykatës Themelore të Ferizajt

Gjykata Themelore e Ferizajt ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Dardan Krivaçën për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, ndërkaq me 15 vjet burgim është dënuar Arbër Sejdiu për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë.  Trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurit Dridan […]

Aktakuzë ndaj tre personave për sulm ndaj gazetarit Valon Syla

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur këtë të premte aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër tre të pandehurve me inicialet L.D, K.H dhe O.H. për sulm ndaj gazetarit Valon Syla. Sipas njoftimit të prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, të motivuar me ideologji ekstreme radikale Islame përkatësisht të besimit fetarë, e kanë […]