Vrasja në Klinë dhe shpallja në kërkim i të dyshuarit – gjithçka që dihet deri tani

Të hënën rreth orës 16:40 si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë, një person ka mbetur i plagosur, ndërkaq viktima pavarësisht që është dërguar në Spitalin e Pejës nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve. Lajmin për vdekjen e të plagosurit e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Klinë, Gazmend […]
Sulmohet një polic në Prishtinë

Një polic është sulmuar ditën e diel nga një person i cili ka refuzuar t’i zbatojë urdhrat e zyrtarit policor. I dyshuari ka goditur policin duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi. Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:40. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti deri sa kishte qenë duke […]
Dënohet me gjashtë muaj burgim mërgimtari që kanosi deputeten Ganimete Musliu

Në Gjykatë Themelore në Prishtinë është shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit D.M duke e dënuar me gjashtë muaj burgim, pasi i njëjti e kishte pranuar fajësinë se ka kanosur deputeten e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu. Dënimi me burgim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm, […]
Arrestohet 52 vjeçari në Vushtrri, policia i gjen armë në veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje. Policia njofton se arrestimi i të dyshuarit është bërë rreth orës 03:00, në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri, në kohën kur një njësi patrulluese në një pikë kontrolli ka ndaluar për kontrolle veturën me targa vendore të cilën e […]
Inspektimeve për Ligjin e Duhanit nuk i shpëtojnë as sallat e dasmave

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka shtuar inspektimin në restorante e salla të dasmave. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi. Krahas inspektimit të kuzhinave nëpër sallat e dasmave, inspektorët e AUV-it po arrijnë ta mbikëqyrin edhe Ligjin e Duhanit, me ç’rast janë bërë mijëra inspektime e janë dhënë më shumë se […]
Mot me shi dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot (e hëne) të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius. Do të […]
Flet babai i argjentinases që dyshohet se partneri e hodhi nga ballkoni i hotelit në Fushë Kosovë

Maria Clara Urdangaray, vajza 27-vjeçare argjentinase, vdiq pasi u hodh nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë dhe për këtë akt është arrestuar partneri i saj. Ndonëse çështja është ende nën hetime, familja e viktimës thotë se ishte një femicid dhe pretendon se krimi nuk kalon pa u ndëshkuar. “Është një femicid. […]
Burgim i përjetshëm për Dardan Krivaçën, 15 vjet burgim për Arbër Sejdiun – aktgjykimi i plotë i Gjykatës Themelore të Ferizajt

Gjykata Themelore e Ferizajt ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Dardan Krivaçën për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, ndërkaq me 15 vjet burgim është dënuar Arbër Sejdiu për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë. Trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurit Dridan […]
Aktakuzë ndaj tre personave për sulm ndaj gazetarit Valon Syla

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur këtë të premte aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër tre të pandehurve me inicialet L.D, K.H dhe O.H. për sulm ndaj gazetarit Valon Syla. Sipas njoftimit të prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, të motivuar me ideologji ekstreme radikale Islame përkatësisht të besimit fetarë, e kanë […]
Arrestohen dy persona në Istog, dyshohet se dhunuan një vajzë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Istog, të njëjtit dyshohet se kanë dhunuar një vajzë. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, transmeton Telegrafi. “Istog 02.08.2023 – 23:44. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se të njëjti dyshohet se e kanë kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës […]