Ibrahimi: Jemi të gatshëm të bisedojmë me të gjitha partitë për të pasur një kandidat për president

Sekretari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi tha se janë të gatshëm të bisedojnë me të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut që bashkërisht të nxjerrin një kandidat shqiptar mbipartiak në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Ibrahimi për “TV21” thotë se si parti janë në shërbim të kësaj ideje. “Duhet të kemi një kandidat […]
Probleme me ujëra të zeza, ankohen banorët e rrugës “B” në Prishtinë

Në raportimet që kanë bërë në platformën “ndreqe.com”, banorët thonë se me këtë problem nuk është marrë askush deri tani. Qytetarët kanë kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin masa për zgjidhjen e këtij problemi. Ndryshe, në platformën “ndreqe.com”, qytetarët po vazhdojnë të raportojnë për probleme të ndryshme që hasin në vendin ku jetojnë. /Shkruan Telegrafi/
Osmani uron Zvicrën për ditën e pavarësisë: Do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Zvicrën për ditën e pavarësisë Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se Zvicra është partner i kahershëm dhe përkrah i flaktë i popullit të Kosovës. “Së bashku, ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona, me diasporën tonë që luan një rol kryesor”, […]
Dyshohet se janë gjetur disa eshtra të njeriut në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë të hënës në Prishtinë, dy dëshmitarë kanë raportuar se kanë hasur në disa eshtra të dyshuar të njeriut. Njësitet relevante policore dhe Instituti i Mjekësor Ligjore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit eshtrat janë dërguar në IML për ekzaminim, rasti është në procedurë hetimore. […]
Arrestohet një polic në Podujevë, dyshohet për dhunë në familje

Një polic është arrestuar ditën e diel në Podujevë, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje. Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së bëjnë të ditur se kanë arrestuar dje një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”. […]
Pas deklaratave të Klan Kosovës rreth dokumenteve, reagon MINT

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka dalë me një sqarim sa i përket rastit të mediumit Klan Kosova.MINT ka njoftuar se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, pas verifikimit të të gjithë dokumentacionit në dispozicion për Klan Kosovën Sh.P.K., ka konstatuar se vendimi i shkallës së parë ishte i drejtë dhe […]
Komunat kërkojnë kompensim: Humbim miliona nga falja e tatimit në pronë

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) vlerëson se me Ligjin për tatimin në pronën e paluajtshme me të cilin qytetarëve iu zbriten faturat deri në 100 euro për vitin 2023, humbin dhjetëra miliona euro, prandaj kërkon nga Qeveria e Kosovës të kompensohen. Komunat po ashtu tash e shtatë muaj po presin përgjigje pozitive nga Qeveria […]
Vetura bie në Drinin e Bardhë, vdiq një person e një tjetër u lëndua

Një person ka vdekur e një tjetër është lënduar në një aksident trafiku të hënën në fshatin Radac të Pejës. Policia njoftoi se një veturë rreth orës 03:30 ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drini i Bardhë, e disa qytetarë i kanë nxjerr personat. Ekipi mjekësor ka konstatuar në vendin e ngjarjes se […]
Gjuan me armë në drejtim të një veture në Pejë, arrestohet i dyshuari për “vrasje në tentativë”

Një person është arrestuar sot pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë”, në Pejë. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës bëhet e ditur se më datë 28 korrik 2023 rreth orës 06:10, policia ka dёgjuar disa tё shtёna me armё zjarri nё rrugën “Adem Jashari” nё Pejё. […]
Rama kritika ndaj Kurtit: Kosova duhet të dalë prej qorrsokakut me dialog, e jo me policë e keqtrajtim të miqve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe hyrjen e 50 mijë ushtarëve të NATO-s. Në mesazhin e tij për këtë ditë, Rama në mënyrë indirekte ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me situatën aktuale në të cilën gjendet Kosova. Kryeministri shqiptar ka thënë se sot është dita për […]