February 9, 2026
# Tags

OKB: Gaza është e pabanueshme, një humnerë e krijuar nga njeriu

Pas ditëve me reshje të forta shiu, në Gaza shumë tenda nuk ekzistojnë më. Baballarë dhe fëmijë gërmojnë në baltë në qytetet Deir el Balah dhe Khan Yunis, duke u përpjekur të lirojnë çadrat e bllokuara në të dhe të rindërtojnë një strehë të re, ndërsa pak çfarë kishin është shkatërruar. Për gati dy milionë […]

“Të gjithë për Palestinën” me kërkesa drejtuar Siljanovskës: Dënoni gjenocidin në Gaza dhe njihni Palestinën

Përfaqësuesit e nismës “Të gjithë për Palestinën” u takuan sot me presidenten Gordana Siljanovska Davkova në zyrën e saj. Në takim, ata i përcollën kërkesat e nismës dhe i bënë thirrje udhëheqjes shtetërore të tregojë solidaritet të qartë me popullin palestinez. “Të gjithë për Palestinën” kërkon nga Qeveria, Kuvendi dhe Presidentja e vendit që të […]

Raportohet për tre të vrarë nga zjarri izraelit në Gaza, testohet më tej armëpushimi

Tre palestinezë u vranë të hënën nga zjarri i forcave izraelite në qytetin Rafah të Rripit të Gazës, që ende mbetet nën kontrollin izraelit, sipas autoriteteve shëndetësore lokale, duke e testuar edhe më tutje armëpushimin e brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Në një deklaratë të lëshuar më herët të hënën, ushtria izraelite tha […]

Kryeministri i Katarit lë të kuptohet se Hamasi e shkeli armëpushimin të martën

Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, la të kuptohej të mërkurën se Hamasi e shkeli armëpushimin e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në Gaza të martën, kur sulmoi trupa izraelite dhe vrau një ushtar rezervist. Incidenti vdekjeprurës në zonën e qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës ishte “shumë zhgënjyes dhe frustrues” […]

Shpresat për armëpushim po shuhen në Gaza pas sulmeve të reja izraelite

Banorët palestinezë në Rripin e Gazës thonë se po humbin çdo shpresë për vazhdimin e armëpushimit, pasi Izraeli ndërmori një valë të re sulmesh ajrore që lanë mbi 100 të vrarë, shumica gra dhe fëmijë. Sipas mediave lokale, sulmet e së mërkurës mbrëma në qytete si Nuseirat dhe Khan Younis ishin ndër më të përgjakshmet […]

Britania dërgon oficerë në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gazë

Britania e Madhe ka dërguar një numër oficerësh ushtarakë në Izrael, si pjesë e një taskforce shumëkombëshe të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që ka për qëllim monitorimin e armëpushimit në Gazë. Në një përgjigje me shkrim ndaj deputetit konservator James Cartlidge, ministri britanik i Mbrojtjes, Al Carns, konfirmoi se “një ekip i vogël oficerësh […]

Gjykata e Lartë e OKB-së thotë se Izraeli është i detyruar të lejojë ndihmën e OKB-së në Gaza

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka thënë se Izraeli është i detyruar të lehtësojë shpërndarjen e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës nga Kombet e Bashkuara dhe subjektet e saj për të siguruar përmbushjen e nevojave themelore të popullsisë civile palestineze, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express. Një mendim këshillimor nga gjykata e lartë e […]

Trumpi thotë se armëpushimi në Gazë është ende në fuqi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se armëpushimi mes Izraelit e Hamasit është ende në fuqi, vetëm disa orë pas luftimeve vrasëse në Gazë të dielën.  “Po është në fuqi”, tha Trump kur u pyet për armëpushimin në Gazë, raporton “BBC”.  Izraeli nisi sulmet në jug të Gazës të dielën, pasi ushtria tha se “terroristët […]

Izraeli thotë se do të rikthehet armëpushimi – pas sulmeve në qytetin jugor të Gazës, Rafah

Forcat Mbrojtëse Izraelite thonë se kanë “filluar zbatimin e ripërtërirë” të armëpushimit në Gaza, disa orë pas kryerjes së sulmeve ajrore vdekjeprurëse në qytetin jugor të Rafah. IDF tha se veproi në mbrojtje dhe iu përgjigj një sulmi të kryer kundër forcave të saj të stacionuara atje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Në një […]