Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, raportohet për disa të lënduar
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Dyshohet se dy makina janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur disa të plagosur. Zjarrfikësja, dy ambulanca dhe patrullat e policisë janë nisur në vendngjarje. Pritet një njoftim zyrtar i policisë. /Shkruan Telegrafi/
Albanian 
























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































