# Tags

Çitaku: Osmani duhej të ishte më aktive në zhbllokimin e situatës politike, ta caktojë datën e zgjedhjeve sa më parë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, gjatë konferencës për media, ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të duhej të ishte më aktive në zhbllokimin e situatës politike në vend. Çitaku, ka deklaruar edhe se, partitë politike duhet të ftohen sa më shpejt nga Osmani, dhe kjo e fundit të caktojë […]

Konventa e PDK-së në 16:30, do të zgjidhet kryetari i ri

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në ora 16:30 do ta mbajë Konventën Zgjedhore ku do ta zgjedhin edhe kryetarin e ri të kësaj partie. Më 12 nëntor në një konferencë për media, Memli Krasniqi kumtoi lajmin se ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i këtij subjekti politik. “Sot, pas shumë kohe reflektimi, ka ardhur momenti i […]

Lladrovci në pritje të zhvillimeve në Kuvendin e PDK-së

Me rastin e mbajtjes së Kuvendit të PDK-së, të paralajmëruar të hënën, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “zhvillimet në Kuvendin e PDK-së të hënën do ti ndjek me interesim, duke pritur përgjigjen se cila është rruga e partisë së heronjve tanë të luftës dhe paqes”. Postimi i tij në facebook: Dy ditë, deklarime, përgëzime dhe […]

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

Bedri Hamza ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për t’u bërë kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), vetëm një ditë pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga ky post. Në një shkrim në Facebook, Hamza tha se beson në “forcën e PDK-së për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend”.  Ai theksoi se PDK-ja […]

Endrit Thaçi reagon pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga PDK: “Gjurmët e tij do të kujtohen me respekt”

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Përmes një postimi në rrjete sociale, Endriti ka vlerësuar punën e Krasniqit gjatë udhëheqjes së partisë, duke e cilësuar atë si një drejtues me ndershmëri dhe përgjegjësi. “Një falënderim […]

PDK ngre dyshime për manipulim të votave në Mitrovicë: Jo “tren bullgar”, por “tren qeveritar”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicë, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ai, “fabrikim shtetëror të rezultatit zgjedhor”. Sipas Behramit, në pesë vitet e fundit Kurti e ka “suspenduar logjikën” dhe në vend të saj ka “injektuar inatin, përçarjen e urrejtjen në […]

Memli Krasniqi pas votimit: “Sot përmbyllim një proces që i jep drejtim vendit për katër vitet e ardhshme”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ushtruar të drejtën e votës për kryetar të komunës së Prishtinës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Pas votimit, Krasniqi theksoi se “sot është një ditë e bukur për Kosovën” dhe u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime, pasi, siç tha ai, […]

Krasniqi: Kryeministrit mashtrues studentët iu kujtuan 3 ditë para zgjedhjeve, ata do t`i kthejnë përgjigje meritore

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministrit në detyrë Albin Kurtit vetëm tri ditë para balotazhit ju kujtuan studentët. Ai ka bërë me dije se mesazhet e sotme për t`i njoftuar ata për ndarjen e nga 100 eurove nga qeveria janë përpjeke për t`i mashtruar ata, Në profilin e tij në “Facebook”, ai […]

Ramush Haradinaj: Presidentja nuk ka mandat të mandatojë askënd pa dëshmuar shumicën

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar situatën politike në vend, duke theksuar se afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër. Sipas tij, presidentja nuk ka mandat të mandatojë askënd pa dëshmuar shumicën e nevojshme, shkruan Portali Alarm. Ai ka shtuar se shumica e nevojshme për të bërë qeverinë […]