# Tags

PZAP-ja nuk e lejoi votimin nëpër restorante e ambiente fetare: VV-ja i gjuhet LDK-së për mërgatën, përgjigjet Abdixhiku

PZAP-ja nuk e ka lejuar votimin nëpër kafene e restorante, por edhe ambiente fetare. Pas ankesës së LDK-së, Paneli ka konstatuar se kjo është shkelje e ligjit. Kaq ka mjaftuar që Vetëvendosje ta fillojë sulmin kundër LDK-së. Hekuran Murati e akuzoi LDK-në se po tenton ta pengojë diasporën për të votuar. “A din dikush me […]

Lumir Abdixhiku i reagon VV-së: Po synojnë manipulimin e votave, zgjedhje në depo mallrash e sallë dasmash

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas sulmeve nga VV-ja. Ai ka thënë se partia e Albin Kurtit po synon të manipulojë me votat e diasporës. Postimi: Paskan reaguar i madh e i vogël në sektin e Vetëvendosjes. Natyrisht me mashtrim, pa fakte, me propagandë – siç dijnë vet ata. Mashtrimi u është bërë […]

Guri: S’ka qeveri “Konjufca 1”, VV po blen kohë

Kanë mbetur edhe pak ditë kur Glauk Konjufcës, si mandatar i kalon afati për formimin e Qeverisë. Deputeti i LDK-së Paris Guri ka thënë se s’do të ketë qeveri “Konjufca 1”. “Mandatimi i Glauk Konjufcës ka ardhur si rezultat i tentimit për të blerë kohë dhe për ta ndryshuar datën e zgjedhjeve dhe asnjëherë s’ka […]

Tahiri: Osmani u bind se do të mbështetet nga VV-ja për mandatin e dytë për presidente

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re. Në një reagim në Facebook, Tahiri tha se Osmani “mbështeti dy mandatarë të qeverisë nga VV pa qenë e bindur se e kanë shumicën e votave […]

VV-ja ia huq keq ankesës në PZAP, priste balotazh në Han të Elezit ani pse në garë ishin vetëm dy kandidatë

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një huqje të madhe në ankesën e saj dërguar në PZAP, ku konteston fitoren e kandidati të PDK-së për kryetar të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi. Ndonëse më 12 tetor në garë për kryetar të kësaj komune ishin vetëm dy kandidatë, Mehmet Ballazhi i PDK-së dhe Rufksi Suma kandidat i pavarur, […]