# Tags
#Kosovë #Lajme

“Sjellje penguese të disa anëtarëve të KQZ-së” – Ambasadori i Gjermanisë kritikon refuzimin për të certifikuar Listën Serbe

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph ka kritikuar vendimin e KQZ-së për refuzimin për të certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Blue Sky”, ai ka shprehur keqardhje për sjelljen të disa prej anëtarëve të KQZ-së, duke i quajtur sjelljet e tyre penguese, transmeton lajmi.net.

“Më vjen keq për sjelljen penguese të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në refuzimin për të certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë”, ka shkruar ambasadori gjerman./lajmi.net/PortaliAlarm/