Vdes punëtori pas rënies nga tre metra në Graboc të Pejës
Një person ka humbur jetën të hënën në fshatin Graboc të Pejës, derisa ishte duke punuar në një shtëpi private. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është rrëzuar nga një lartësi prej tre metrash.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, si pasojë e lëndimeve të marra nga rënia, viktima mashkull kosovar, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
“Viktima mashkull kosovar, deri sa ka qenë duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej 3 metrash dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./PortaliAlarm/.
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































