Mbrëmjen e djeshme Meridiani u akuzua nga Anaid Kaloti se është duke bashkëpunuar me ‘Top Channel’ për të marrë në dorëzim profilin e Instagram-it të Luizit.
Gjatë një videoje live me miqtë e Luizit, Mario dhe Joni, Meridiani i mohoi akuzat e Anaidit.
Ai tregoi se vetë Joni ja ka dorëzuar Instagramin e Luizit fill pas hyrjes së tij në “Big Brother VIP” dhe u shpreh se, nëse do t’a donte profilin e tij, mund ta kishte marrë qysh atëherë.
Mirëpo, ai shtoi se hoqi dorë nga menaxhimi i Instagramit pasi nuk binte dakort me Jurgenën për postimet që do të bënin.
Mesa treguan miqtë e Luizit dhe Meridiani, Jurgena ka qenë kundër postimeve të fotove të Kiarës.
Ndaj, kjo qenka arsyeja pse disa ditë më parë veprimtaria në Instagramin e tij tërhoqi vëmendjen pasi u vu re mungesa e Kiarës në profil.