Në vendbanimin Baçiqi të Sarajevës, policia ka kryer një aksion të madh në të cilin janë sekuestruar afro 20 kilogramë lëndë narkotike dhe pjesë të veturave të shtrenjta.
Siç mëson klix.ba. janë sekuestruar rreth 19 kilogramë ‘speed’, 1.5 kilogram heroinë dhe më shumë se gjysmë kilogram marihuanë.
Droga ishte e fshehur në fuçi të verave ndërsa vlera e lëndës narkotike të konfiskuar llogaritet rreth 700 mijë km (360 mijë euro).
Sipas informacioneve të para është arrestuar 37-vjeçari, Sanel Karshiq, ndërsa të enjten në mbrëmje policia nën mbikëqyrjen e prokurorit, me urdhër të Gjykatës Komunale, ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.
Raportohet se gjatë kontrollit janë gjetur disa pjesë të veturave BMW.
Ai akuzohet se ka kryer veprat penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve si dhe për vjedhje të rëndë. /Shkruan Telegrafi/