Punëtorët e sigurimit fizikë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar, duke kërkuar kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut, raporton Ekonomia Online.
Ata e kanë nisur protestën nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Qeverisë.
Në pankarta që kanë mbajtur në duar shkruante: “Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot!”, “Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 2+1 vite!”, “Dje u tenderuam jashtëligjshëm, edhe sot vazhdon avazi i vjetër!”
/Shkruan KOHA/