Aksident mes katër veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen 14 persona

14 persona, 7 femra dhe 7 meshkuj kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku mes katër veturave.


Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 20:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Tutje në raport bëhet e ditur se personat e lënduar pas tretmanit mjekësor janë liruar.

“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave. Si pasojë 14 persona (7 femra kosovare dhe 7 meshkuj kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raport. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë