Mbetën në mes të detit me varkën me pedale, shpëtohen katër persona në Ksamil, mes tyre dy të mitur

Katër persona kanë mbetur të bllokuar në mes të detit në Ksamil pasi për shkak të erës dhe dallgëve të larta nuk mund ta nxirrnin dot në breg varkën me pedale mbi të cilin qëndronin.

Policia Kufitare dhe Delta Forcë u shkuan menjëherë në ndihmë e për fat të mirë katër personat, dy prej të cilëve të mitur, u shpëtuan dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas kërkesës për ndihmë, të ardhur për 4 shtetas të cilët ishin bllokuar në det me një pedalon që nuk mund ta nxirrnin në breg, për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të kushteve meteorologjike dhe dallgëve të larta të detit, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës dhe ato të repartit të Delta Forcës kanë organizuar punën, me qëllim ofrimin e menjëhershëm të ndihmës.
Si rezultat i mbërritjes së shpejtë në zonën e sinjalizuar, të 4 shtetasit (2 prej tyre të mitur) janë shpëtuar dhe janë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore”,-thuhet në njoftimin e policisë. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë