Shtatë persona përdhunojnë 19-vjeçaren në Itali, njëri prej tyre filloi të qajë në sallën e gjyqit: Ia kam shkatërruar jetën

Një muaj më parë, në Palermo të Italisë, një vajzë 19-vjeçe u përdhunua nga shtatë meshkuj.

Procesi gjyqësor po vazhdon, kurse mediat italiane kanë zbuluar identitet e përdhunuesve, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Cristian Maronia, 19-vjeçari i arrestuar së bashku me gjashtë miq, i cili nuk arriti t’i ndalë lotët në sallën e gjyqit.

“Të kam shkatërruar jetën. Jam pikëlluar për këtë që ka ndodhur, i kërkoj faljes vajzës dhe familjes së saj. Më thanë se ajo do të pranonte”, tha Maronia në sallën e gjyqit.

“Edhe unë kam të dashur dhe nuk do të doja kurrë që diçka e tillë t’i ndodhë. Nuk e njihja vajzën dhe kurrë më parë nuk e kam takuar”, shtoi ai.

Në gjyq dha dëshminë e tij edhe i akuzuari tjetër për përdhunim.

“Është dashur të shkojë, jo të qëndrojë. Nuk e kam kuptuar se çfarë po ndodhë”, tha Samuele La Grassa.

Sipas gjykatës, vajza që ishte nën ndikimin e alkoolit, të rinjtë e kishin dërguar në një rajon të izoluar nga qyteti dhe atje e kishin përdhunuar dhe filmuar.

Ata u arrestuan një muaj pas përdhunimit, e pesë të tjerët është dashur të paraqiten sot në bankën e të akuzuarve. Në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe fotografitë e tyre. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë